Sport Ndërkombëtar

Bayerni po dhuron spektakël në pjesën e parë

Pas, 45 minutave lojë Bayerni po deklason Viktoria Plzen.

Kampionët e Gjermanisë po fitojnë me rezultat të thellë 3:0.

Leroy Sane e hapi llogarinë në minutën e shtatë ne një super gol nga largësia.

Kurse, Serge Gnabry dyfishoi epërsinë vetëm pesë minuta më vonë.

Sadio Mane e gjeti edhe golin e tret të vendasve.

Skuadra e Julian Nagelsmann ishte edhe pranë golit të katërt, por gola e Musialas u anulua për pozicion jashtë loje.

Bayerni tani është shumë afër edhe fitores së tretë në grup, që do ta qonte me një këmbë në fazën tjetër.

/Shqip.com