Sport Ndërkombëtar

Bayerni nuk është i interesuar për Ronaldon

Cristiano Ronaldo

Pas largimit të Robert Lewandowskit nga Bayern Munchen – u shtuan zërat që Cristiano Ronaldo mund ta zëvëndësojë polakun – në “Allianz Arena”.

Por, diçka të tillë ka mohuar drejtori sportiv i skuadrës bavareze – Hasan Salihamidzić.

Në një pronocim për media – ai ka thënë se “kam shumë respekt për Cristiano Ronaldon, sukseset dhe karrierën e tij. Por përsëri, kjo nuk ishte dhe nuk është një çështje për ne”.

Ronaldo – ditë më parë ka shprehur dëshirën për tu larguar nga United, ama e ardhmja  e tij mbetet e mjegullt.

37 vjeçari e zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.

Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara.

Teksa, shënoi edhe tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com