Sport Ndërkombëtar

Bayerni, një “test” nëse Barcelona e ka harruar “natën në Lisbonë”

Barcelona do takohet me Bayern Munchen me fillim nga ora 21-00

Nata e 14 gushtit të vitit 2020 në Lisbonë, ishte ndër më të errëtat në historinë e FC Barcelonës, ndërsa nga ana tjetër, Bayerni Munchen ishte në zenit të formës ekipore.

Ekipi katalunas, që ishte i njohur për lojën e bukur, shpenzimet e pakta dhe akademinë e pasur të futbollit që nxorri futbollistë të kalibrit të Messit, Xavit, Iniestes etj, me kalimin e viteve devijoi nga kjo rrugë, dhe gjunjëzimi para Baryernit ishte shenja që gjërat duhej ndryshuar.

Për spanjollët, 8 golat e pësuar u shndërruan në tetë plagë të rënda. Por, ende pa u shëruar plotësisht nga këto plagë, Barca do përballet përsëri sonte me “fajtorin” që ja shkaktoi ato.

Pa numrin dhjetë që u “arratis” në PSG, pesë herë fituesit e Championsit duket një ekip komplet ndryshe, ku kapiten i “flotës” është Sergio Busquets.

Në krye me holandezin Ronald Koeman, ata janë duke kaluar nëpër një fazë revolucioni dhe nga ajo natë në Lisbonë dhe formacioni ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Bayern humiliates Barcelona 8-2 to reach Champions League semifinals |  Daily Sabah
Barcelona – Bayern Munchen, ndeshja e e 14 gushtit, 2020

Në vend të Arturo Vidal që ishte startues i padiskutueshëm prapa në kohë, tashmë në mesfushë është një “diamant”, që quhet Pedri, që me vetëm 18 vite me supe ka bërë botën e futbollit të flet për të.

I qetë, elegant, pasime të sakta janë disa nga karekteristikat që e bëjnë të veçantë spanjollin që sezonën e kaluar me klub dhe kombëtare luajti mbi 70 ndeshje. Mundësitë janë shtuar edhe në repartin e mbrojtjes, ku Ronald Aruajo, Oscar Mingueza, Eric Garcia, Gerard Pique, Samuel Umtiti dhe Celement Lenglet janë të gjithë të gatshëm për lojë.

Një emër i ri që ka filluar të lë gjurmë në “Camp Nou” është Memphis Depay i cili erdhi si transferi i lirë nga Lyoni. “Tulipani” është duke kaluar nëpër formë briliante këtë fillim sezoni dhe në tre ndeshje ka shënuar tre gola, ndërsa ka kontribuar edhe me një asistim.

Por, problematike do të jetë se kush do luajë përkrahë tij. Dembele, Ansu Dati, Aguero, Braithwait janë të gjithë jashtë fushës për shkak të lëndimeve, ndërsa opsiome mbeten, Luk De Jong që erdhi në natën e fundit të merkatos dhe adoleshenti Yusuf Demir që është në huazim nga Rapid Viena.

Kurse, kampionët e Gjermanisë, përkundër largimeve mbeten një nga pretendentët kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich: Predicted team in CL opener against Barcelona
Bayern Munchen gjatë një ndeshja kampionale

Joerome Boateng, David Alaba dhe Thiago Alcantara që ishin pjesë e rëndësishme të bavarezëve dhe startues në ndeshjen e fundit kundër spanjollëve, tashmë kanë ndërruar ambient, por hapësirat e tyre janë mbuluar nga transferet e reja. Upecamo në qendër të mbrojtjes, Musalala në mesfushë janë futbollistët që po shkëlqejnë këtë sezonë tek gjermanët.

Jamal Musiala edhe pse vetëm 18 vjeçar po tregon shumë pjekuri në këtë fillim kampionati dhe po kosniderohet si njëri nga futbollistët e së ardhmes tek gjermanët. Dueli ndërmjet dy adoleshëntëve Musiala-Pedri do jetë një nga gjërat më interesante për tu parë për tu parë në këtë perballje. Ndërsa, Robert Lewandowski mbetet ai i përhershmi. I ftohtë para porte dhe njeriu kryesor i tyre në repartin e sulmit.

I mbështetur nga dy sulmuesit e krahëve, Sane dhe Gnabry që kanë shpejtësinë e “dritës” , treshja e sulmit bavarez duket e rrezikshme dhe këtë më së miri e di Marc Andre Ter Stegen i cili kishte nxjerrur herën e fundit tetë herë topin nga rrjeta.

Ndeshja fillon në ora 20-45 në “Camp Nou”, ku Barcelona ka vetëm në Ligën e Kampionëve ka vetëm një humbje më shtatë vitet e fundit.

Epoka, “Post-Messi” në Champions fillon sonte, ndërsa rezulatet e saja mbeten të shihen./Shqip.com