Sport Ndërkombëtar

Bayerni në pritje të vendimit final të Hernandez

Lucas Hernandez

Situata e Lucas Hernandez te Bayern Munich mbetet e paqartë, ku tani janë përhapur spekulime se mbrojtësi francez po e mendon largimin nga ‘Allianz Arena’.

E ardhmja e Hernandez te Bayerni është e paqartë, ndërsa mbrojtësi francez duhet që të komunikojë vendimin e tij final së shpejti, nëse dëshiron të vazhdojë të ardhmen te ‘Bavarezët’ apo jo.

Bayerni po pret që Hernandez të qëndrojë dhe të nënshkruajë një kontratë të re me klubin, pasi që bisedimet mes dy palëve janë të avancuara.

Në anën tjetër, PSG i është bashkuar garës, duke e joshur lojtarin siç bëhet e ditur nga gazetari Santi Aouna, por ende nuk ka asnjë marrëveshje.

/Shqip.com