Sport Ndërkombëtar

Bayerni ndalet nga Leverkuseni

Bayer Leverkuseni ka arritur ta ndal Bayernin në “Allianz Arena” me rezultat 1:1.

Bayerni e filloi më mirë ndeshjen, kur arritën të dilnin në epërsi pas një gabimi në mbrojtjen e mysafirëve.

Ishte Sule ai që shënoi për rezultatin fillestar 1:0.

Bayer Leverkusen arriti ta barazoj rezultatin ndaj Bayern Munichut.

Ishte Thomas Muller i cili shënoi autogol në minutën e 36-të të ndeshjes, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Edhe pas këtij barazimi, Bayerni mbetet në vendin e parë me 59-të pikë, kurse Leverkuseni është në vendin e tret me 45 pikë.

Ndeshjen e radhës Bayerni e ka kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve, ndërsa Leverkusen përballet me Atalantën në Evropa League./Shqip.com