Sport Ndërkombëtar

Bayerni me lehtësi gjunjëzon Viktoria Plzen

Bayerni me lehtësi ka arritur të mposht Viktoria Plzen, me rezultat bindës 5:0.

Vetëm në pjesën e parë Bayern shënoi tri herë.

Leroy Sane e hapi llogarinë në minutën e shtatë ne një super gol nga largësia.

Kurse, Serge Gnabry dyfishoi epërsinë vetëm pesë minuta më vonë, Sadio Mane e gjeti edhe golin e tret të vendasve.

Skuadra e Julian Nagelsmann ishte edhe pranë golit të katërt, por gola e Musialas u anulua për pozicion jashtë loje.

Derisa në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe dy herë.

Sane e gjeti golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, kurse Choupo-Moting vulosi fitoren 5:0.

Tani Bayerni e ka një këmbë në raundin tjetër me tri fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Bayerni udhëheq grupin C, me nëntë pikë, derisa Viktoria është e fundit me zero pikë./Shqip.com

/Shqip.com