Sport Ndërkombëtar

Joshua Kimich e mbyll vitin 2021 para kohës

Joshua Kimich

Bayern Munchen do jetë pa Joshua Kimich – deri në fillim të vitit 2022.

Mesfushori gjerman është jashtë fushave të gjelbra që nga gjashtë tetori për shkak se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë – klubi gjerman.

“Mesfushori do të humbasë ndeshjen në shtëpi kundër FSV Mainz 05 të shtunën, ndeshjen në udhëtim ndaj VfB Stuttgart më 14 dhjetor dhe ndeshjen e fundit të vitit kundër VfL Wolfsburg në Allianz Arena më 17 dhjetor”, ka shkruar ndër të tjera, klubi gjerman.

Ndërsa, vetë futbollisti, ka noftuar se ende nuk është në gjendje të stëervitet, për shkak të disa infiltrimeve në mushkëri.

“”Jam i lumtur që izolimi im i shkaktuar nga koronavirusi ka përfunduar. Jam shumë mirë, por nuk jam ende në gjendje të stërvitem plotësisht për shkak të infiltrimeve të lehta në mushkëri. Prandaj do të bëj disa rehabilitime stërvitem dhe mezi pres që të rikthehem plotësisht në veprim në janar”, ka thënë ai – për faqen zyrtare të Bayernit.

Squawka Football on Twitter: "Joshua Kimmich has now provided four assists  in his last three #UCL appearances: 🅰️ vs. Barcelona 🅰️🅰️ vs. Lyon 🅰️  vs. PSG The most important one yet. https://t.co/g2CymAOYVt" /
Joshua Kimich

Numri gjashtë është ndër futbollistët kryesorë të skuadrës.

Ani pse karrierën e filloi si mbrojtës i krahut të djathtë, tashmë shndrruar në mesfushor qëndror.

Së bashku me Leon Goretzka janë tandem i pandashëm ne mesfushën e gjermanëve – në dy sezonet e fundit.

Ai i është bashkuar bavarezëve në vitin 2015 dhe që nga atëherë ka zhvilluar 184 paraqitje në Bundesliga.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 90 milionë euro./Shqip.com