Sport Ndërkombëtar

Bayerni “luan tenis” ndaj Bochumit

Bayern Munchen

Bayern Munchen nuk po njeh kundërshtarë në Bundesliga.

Bavarezët kanë triumfuar 0-7 në udhëtim te Bochumi – për të treguar edhe një herë forcën e tyre.

Në këtë takim – mysafirët ishin superiorë nga minuta e parë e deri te e fundit.

Dy gola i shënoi Sadio Mane, kurse nga një e realizuan Sane, De Ligt, Gnabry dhe Gamboa (autogol).

Për Bayernin kjo ishte fitorja e tretë rradhazi – në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë sezon dhe është lider në futbollin elitar të Gjermanisë.

Pas tri xhirove, kampioni i Gjermanisë mbetet ekipi i vetëm me bilanc 100 për qind të fitoreve.

Kurse, Bochumi ka tre humbje – dhe gjendet në fund të tabelës./Shqip.com