Sport Ndërkombëtar

Bayerni e blindon vendin e parë në Bundesliga

Bayern Munchen

Rrugëtimi drejtë titullit po vazhdon me sukses.

Bayern Munchen ka shënuar fitore 0-3 ndaj Arminia Biefeled për të blinduar vendin e parë në Bundesliga.

Vendasit shënuan të parët me anë të Jacob Laursen.

Image
Momente nga takimi

Por, 27 vjeçari realizoi në portën e gabuar dhe epërsia i kaloi në epërsi bavarezët.

Kampionët e Gjermanisë shënuan edhe një herë në pjeën e parë – me anë të Serge Gnabryt.

Vendasit ishin të pafuqishëm për të ngushtuar rezultatin.

Image
Momente nga takimi

Ndërsa, në anën tjetër Bayerni realizoi edhe një herë – me anë të Jamal Musiala – kur po zhvillohej minuta e 85-të.

Deri në përfundim të takim shifrat nuk ndryshuan.

Pas kësaj fitore, Bayern Munchen gjendet në kuotën e 71 pikëve – nëntë më shumë Borussia Dortmund – që renditet në vendin e dytë.

Image
Momente nga takimi

Në anën tjetër – Airminia Biefeld zhytet edhe më shumë në zonën e rrezikshmërisë për rënie nga liga.

Kjo skuadër ka vetëm 26 pikë të grumbulluara dhe objektiv kryesor i mbetet “lufta” për mbijetesë edhe në tetë xhirot e mbetura. /Shqip.com