Sport Ndërkombëtar

Bayerni do i hap nesër – negociatat zyrtare me De Ligt

De Ligt mund të largohet nga Juventusi

Matthijs de Ligt është çdo ditë e më afër Bayern Munchen.

Qendërmbrojtësi francez ka arritur marrëveshje personale me bavarezët – të cilët nesër do hapin negoaciatat zyrtare – sipas Fabrizio Romanos.

“Drejtori i Bayernit, Hasan Salihamidžić do të jetë nesër në Itali, siç raporton @tzmuenchen. Ai do të hapë negociatat për Matthijs de Ligt.

Nuk ka çështje për propozimin e kontratës, por Juventusi është ende duke pritur për ofertën zyrtare të hapjes së Bayern dhe Chelsea”, ka shkruar Romano.

22 vjeçari vlerësohet 70 milionë euro – në “Transfermarkt” dhe mbetet të shihet nëse bavarezët do paguajnë këto para për të.

De Ligt ka zhvilluar 31 paraqitje në sezonin e fundit në Serie A, teksa ka regjistruar tre gola dhe një asistim.

Ai konsiderohet si futbollist me potencial të madh – dhe në të kaluarën ka qenë kampiten i Ajaxit – ende pa i mbushur të dy dekada jetë./Shqip.com