Sport Ndërkombëtar

Bayern nuk heq dorë nga sulmuesi i njohur

Bayern Munchen kërkon të afrojë këtë verë Harry Kane. Sulmuesi anglez është në vitin e fundit të kontratës me Tottenham dhe skuadra gjermane është gati të japë 75 milionë euro.

Pavarësisht se shuma është e lartë dhe Kane është një lojtar i dalë nga akademia e Spurs, drejtuesit e klubit anglez nuk janë të bindur me këtë shumë sipas “Mail on Sunday”.

Qëllimi është rritja akoma më shumë e çmimit të kartonit. Sipas “Transfermarkt.com”, vlera e Harry Kane është 90 milionë Euro.

29-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm në Angli dhe vetëm i huazuar nga Tottenham. Kane u bë pjesë e ekipit të parë të Spurs në 2011 dhe tani është drejt mbylljes së bashkëpunimit.

/Shqip.com