Sport Ndërkombëtar

Bayern Munich shkarkon trajnerin Julian Nagelsmann

(C)Getty Images
(C)Getty Images

Bayern Munich ka shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann nga posti i trajnerit.

Shkarkimi vjen në një moment të ndërlikuar, sipas gazetës gjermane “Bild”.

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Bayern sfidon liderët e  Bundesligës Dortmund (1 prill) dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve përballet me Manchester Cityt (11 dhe 19 prill).

Tashmë ka një emër të fortë për pasardhësin e tij.

Në krye të listës është Thomas Tuchel, i lirë pas përvojës së tij te Chelsea.

/Shqip.com