Bayern Munich shkarkon trajnerin Julian Nagelsmann
Publikuar:
(23.03.2023 22:27:01)

Bayern Munich ka shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann nga posti i trajnerit.
Shkarkimi vjen në një moment të ndërlikuar, sipas gazetës gjermane “Bild”.
Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Bayern sfidon liderët e Bundesligës Dortmund (1 prill) dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve përballet me Manchester Cityt (11 dhe 19 prill).
Tashmë ka një emër të fortë për pasardhësin e tij.
Në krye të listës është Thomas Tuchel, i lirë pas përvojës së tij te Chelsea.
/Shqip.com