Sport Ndërkombëtar

Bayern Munich pritet të “divorcohet” me ikonën e skuadrës

Bayern Munchen

Ky sezon që po shkon drejt fundit është pa diskutim një nga sezonet më të komplikuar në vitet e fundit për Bayern Munich, por të paktën shpresojnë ta mbyllin me titullin në Bundesligë.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit duhet të zgjidhin shpejt një çështje të nxehtë, atë të Thomas Muller, një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më përfaqësues të klubit.

Thomas Muller

Pak ditë më parë, trajneri Thomas Tuchel u shpreh se Muller duhet të përshtatet me idenë se nuk është më titullar. Pikërisht kjo qasje e trajnerit ka bërë që Muller të mendojë largimin. Sipas Sport Bild, futbollisti gjerman po mendon largimin pavarësisht se ka një kontratë deri në 2024. “Nuk dëshiron ta mbyllë karrierën në këtë mënyrë”, citon një burim për të përditshmen gjermane.

/Shqip.com