Sport Ndërkombëtar

Bayern Munich ka vendosur t’i shesë tre yje

Bayern Munchen

Drejtuesit e Bayernit të Mynihut kanë nisur revolucionin, ndërsa krahas shkarkimit të dyshes Oliver Kahn – Hasan Salihamidzic, tanimë është radha e rinovimit të skuadrës.

Dështimi në sezonin 2022-2023 ka bërë që të merren masa të forta, madje duke larguar dhe lojtarë me peshë. Mediat gjermane bëjnë me dije se tre sulmuesit Sadio Mane, Leroy Sane dhe Serge Gnabry janë vendosur në shitje.

Sadio Mane ishte transferimi me bujë në Gjermani, por duket se sjellja e tij e penalizon, duke mos i premtuar një vend në rekordmenët e Bundesligës. Pas ndeshjes së parë ndaj Manchester City-t në Champions, Mane u konfliktua me sulmuesin anësor duke e goditur me grusht, veprim që u dënua nga drejtuesit e skuadrës dhe opinion sportiv.

Në anën tjetër, Sane nuk është ambientuar tek Bayerni dhe performance e tij lë për të dëshiruar, kështu që nuk e ka të sigurt vendin e titullarit. Sa i përket Gnabry, ka zhvilluar një sezon më pozitiv se shokët e tjerë të skuadrës. Ai ka shënuar 14 gola, disa prej tyre në fundin e sezonit. Bordi drejtues vendosi rikthimin e Rummenige pas dy vitesh, ndërkohë dyshohet se vendimi për shitjen e 3 sulmuesve është marrë pikërisht prej tij.

/Shqip.com