Sport Ndërkombëtar

Bayern Munich e kërkon portierin Martinez pas shkëlqimit me Argjentinën në Botëror

Gjiganti bavarez Bayern Munich është duke u interesuar për shërbimet e portierit argjentinas, Emiliano Martinez.

Bayern Munich po synon që ta zëvendësojë portierin Manuel Neuer me Martinezin, i cili në Kampionatin Botëror me Argjentinën shkëlqeu duke e fituar Kampionatin Botëror.

Portieri Martinez momentalisht luan te Aston Villa në Premierligë.

Mbetet të shihet nëse do ndodhë lëvizja e tij në ‘Allianz Arena’.

Martinez ka qenë një nga protagonistët e fushatës së Argjentinës për fitimin e Kupës së Botës, dhe me zërat që sugjerojnë se ai mund të kalojë ndonjë ekip të madh evropian.

/Shqip.com