Sport Ndërkombëtar

Bayern Munchen “stërvitet” ndaj Bochumit

Bayerni shënon fitore të thellë ndaj Bochumit

Fitorja e javës së kaluar në udhëtim te Barcelona duket që ka qenë vetëm një fillim i fitoreve të thella të Bayern Munchen.

“Bavarezët” kanë mposhtur me rezultat 7-0 Bochumin në kuadër gjiros së katërt në Bundesiliga, shkruan Shqip.com.

Serinë e golave në këtë përballje e filloi Leroy Sane në minutën e 17-të, ndërsa dhjetë minuta më pas Sane asistoi te Joshua Kimich për ta dyfishuar rezultatin 2-0.

Golin e tretë e shënoi Serge Gnabry, ndërsa Vassilios Lambropoulos e dërgoi topin në portën e gabuar për 4-0.

Për 5-0 u përkujdes Robert Lewandowski, ndërsa Kimich realizoi për 6-0 që ishte goli i tij i dytë personal në këtë takim.

Ndërsa, për epilogin përfundimtar, Bayern Munchen 7-0 Bochum realizoi Erix Maxim Choupo-Moting.

Pas kësaj fitore, Bayerni pozioniohet në vendin e parë në Bundesliga me 13 pikë, një më shumë se Wolsburgu që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Javën e ardhshme kampionët e Gjermanisë do të luajnë në udhëtim ndaj Greuther Fuerth./Shqip.com

https://twitter.com/TimesFootball_/status/1439249511478534144?s=20