Bayern Munchen “stërvitet” ndaj Bochumit

Fitorja e javës së kaluar në udhëtim te Barcelona duket që ka qenë vetëm një fillim i fitoreve të thella të Bayern Munchen.
“Bavarezët” kanë mposhtur me rezultat 7-0 Bochumin në kuadër gjiros së katërt në Bundesiliga, shkruan Shqip.com.
Serinë e golave në këtë përballje e filloi Leroy Sane në minutën e 17-të, ndërsa dhjetë minuta më pas Sane asistoi te Joshua Kimich për ta dyfishuar rezultatin 2-0.
Golin e tretë e shënoi Serge Gnabry, ndërsa Vassilios Lambropoulos e dërgoi topin në portën e gabuar për 4-0.
Për 5-0 u përkujdes Robert Lewandowski, ndërsa Kimich realizoi për 6-0 që ishte goli i tij i dytë personal në këtë takim.
Ndërsa, për epilogin përfundimtar, Bayern Munchen 7-0 Bochum realizoi Erix Maxim Choupo-Moting.
Pas kësaj fitore, Bayerni pozioniohet në vendin e parë në Bundesliga me 13 pikë, një më shumë se Wolsburgu që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Javën e ardhshme kampionët e Gjermanisë do të luajnë në udhëtim ndaj Greuther Fuerth./Shqip.com