Sport Ndërkombëtar

Bayern i hakmerret Freiburgut

Pasi e eliminoi nga Kupa e Gjermanisë, Bayern Munich i është hakmarrë Freiburgut në kampionat.

Skuadra e Thomas Tuchel  ka fituar si mysafire në “Europa-Park Stadion”, me rezultat 1:0 dhe e ka ruajtur pozitën e parë.

Ndeshja e vlefshme për raundin e 27-të u dominua nga bavarezët, megjithatë rruga drejt rrjetës u gjet vetëm njëherë dhe kjo në minutën e 52-të nga De Ligt.

Pas asistimit nga Musiala, De Ligt realizoi për Bayern Munich, duke i dhuruar ekipit të tij tri pikë shumë të rëndësishme.

Pas këtij takimi Bayern kryeson me 58 pikë, teksa Freiburg renditet në vend të katërt me 47 pikë.

Borussia Dortmund nga ana tjetër mori fitoren 2-1 ndaj Union Berlin, në një ndeshje që u dominua nga vendasit. Skuadra e Terzic mori avantazhin në minutën e 28-të, me Malen që zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 61-të Union Berlin gjeti barazimin me Behrens. Megjithatë në minutën e 79-të Moukoko vulosi rezultatin e këtij takimi dhe u dhuroi fitoren vendasve.

Pas javës së 27-të Dortmund qëndron në vend të dytë me 56 pikë, teksa Union Berlin renditet në vend të tretë me 51 pikë.

/Shqip.com