Sport Ndërkombëtar

Bayern i gatshëm të ‘thyej bankën’ për Osimhen

Victor Osimhen

Nigeriani mund të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowskit.

Me polakun që po e kërkon me ngulm transferin në “Camp Nou” – bavarezët kanë hedhur sytë në treg.

Shënjestra numër ‘1’ thuhet të jetë Victor Osimhen, për të cilin Corriere dello Sport pretendon se klubi është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro.

Victor Osimhen, SSC Napoli

Lojtari i Napolit është vetëm 23-vjeçar, përkundër Lewas që mbush 34 pranvera muajin e ardhshëm.

Prandaj, nëse shikohet në aspektin afatgjatë, Osimhen do të ishte zgjidhja më e duhur për kampionin gjerman.

Nigeriani ka gjetur 24 herë rrjetën në 51 paraqitje në Serie A, prej që iu bashkua napolitanëve nga Lille para dy vitesh.

Victor Osimhen, SSC Napoli

Stadiumi “Diego Armando Maradona” do të jetë shtëpia e tij deri në qershorin e vitit 2025, të paktën sipas kontratës që ka.

Përveç formës në fushë, qendërsulmuesi ka përjetuar rritje edhe në vlerën e tij në tregun aktual, me tarifën e 65 milionë eurove që është dyfishim i asaj çfarë e kishte në vitin 2020, sipas ‘transfermarkt’.

Gennaro Gattuso dhe Victor Osimhen, SSC Napoli

Përndryshe, Napoli kishte paguar 75 milionë euro për të, me insistimin e trajnerit të atëhershëm të tyre, Gennaro Gattuso, i cili madje edhe kishte dhënë para nga paga e tij për ta kryer tgransferin. /Shqip.com