Sport Ndërkombëtar

Bayern fiton ndaj Stuttgartit

Bayern Munichu ka fituar në udhëtim te Stuttgarti me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë marrë fitoren e dytë radhazi, pikë të cilat e kanë barazuar me Dortmundin në krye të tabelës. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të Bayernit, por vetëm një herë tunden rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Matthijs de Ligt, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Jamal Musialas.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat përveç rasteve shënuan edhe nga një gol.

Të parët gjeten rrjetën Bavarezët me anë të Maxim Choupo-Moting (62’) për 0-2, ndërsa Juan Jose Perea (88’) shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2.

Pas kësaj fitore, Bayerni rikthen pozitën e parë me 49 pikë, ndërsa Stuttgarti zë vendin e 15-të me 19 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët e presin Augsburgun, ndërsa Stuttgarti udhëton te Eintracht Frankfurti.

/Shqip.com