Sport Ndërkombëtar

Bayern e konfirmon marrëveshjen me Barcelonën, teksa Lewandowski i thotë lamtumirë skuadrës

Robert Lewandowski

Pas disa javësh spekulime, shumë shpejt pritet largimi i Robert Lewandowksi nga Bayern Munich.

33-vjeçari tani është afër përfundimit të një transferimi te Barcelona pasi të dy klubet arritën një marrëveshje siç konfirmoi presidenti i klubit Herbert Hainer.

“Kemi arritur një marrëveshje verbale me Barcelonën. Është mirë të kemi qartësi për të gjitha palët. Robert është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai fitoi gjithçka me ne. Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës atij”, tha ai të shtunën.

Për më tepër, Lewandowski konfirmoi për Sky Sport Germany gjatë seancës stërvitore të së shtunës se ai tashmë u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij.

“Do të kthehem dhe do t’u them lamtumirë të gjithë punonjësve siç duhet. Nuk pata shumë kohë për t’u përgatitur për të tani. Këto tetë vite ishin të veçanta dhe mos e harroni këtë. Kam kaluar shumë mirë në Mynih. Së shpejti do të fluturoj, por pas kampit stërvitor do të vij sërish dhe do të them lamtumirë siç duhet dhe do të organizoj disa gjëra. Unë u thashë lamtumirë djemve në fushë sot”, tha sulmuesi për Sky Sports Germany.

Barcelona dëshiron të përfundojë nënshkrimin deri në fund të fundjavës dhe thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 50 milionë euro me Bayernin.

Robert Lewandowski

Lewandowski do të bëhet nënshkrimi i katërt i klubit në afatin kalimtar pas Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Raphinha.

Ousmane Dembele gjithashtu ka ri-nënshkruar pasi kontrata e tij skadoi në fund të sezonit të kaluar./Shqip.com