Sport Ndërkombëtar

Bayern e do Ronaldon si pasues të Lewas

Ronaldo dhe Lewandowski

Bavarezët e duan portugezin në Bundesliga.

Por, Ronaldo mund të përfundojë në “Allianz Arena” vetëm nëse Lewandowki merr udhë jashtë saj.

Këtë lajm të bujshëm e bën me dije medium spanjoll AS.

Sipas tyre, Lewa është veçse duke paketuar valixhet pasi vetëm e ka ndarë mendjen tashmë.

Robert Lewandowski, Bayern Munich

Kampioni i Gjermanisë në 10-të vitet e fundit, e di se do ta humbasë polakun pas një viti si lojtar i lirë.

Prandaj, ata do të përpiqen që ta zënë një shumë parash, që thuhet të jetë nga 40 deri në 50 milionë euro.

Cristiano nga ana tjetër, është nën urdhërat e Erik ten Hag nga edicioni i radhës, por do të luajë në Europaligë, diçka që nuk jemi mësuar ta shohim.

Cristiano Ronaldo, Manchester United

37-vjeçari numëronte plot 18 gola dhe tre asistime në 30 paraqitje në Premierligë përgjatë sezonit që lamë pas.

Një numër tejet impresiv marrë parasysh moshën e tij, dhe rikthimin e tij në ligë pas më shumë se një dekade.

CR7 ka kontratë që e mban atë në “Old Trafford” deri në vitin 2023. /Shqip.com