Baton Zabërgja mes Turqisë dhe Ballkanit
Publikuar:
(29.12.2022 23:53:46)

Mesfushori-sulmues Baton Zabërgja do të largohet nga skuadra e SC Gjilanit në këtë dimër.
21-vjeçari i bashkohet futbollistëve të shumë dhe trajnerit Zekirija Ramadani që do të largohen nga skuadra gjilanase.
Shqip.com mëson se Zabërgja mund të transferohet në Turqi në këtë dimër, e për Batonin tashmë janë hapur disa mundësi në Turqi.

Nëse dështon transferimi në tokën turke, Zabërgja pritet që të transferohet në skuadrën e Ballkanit, kampione në fuqi e Kosovës në futboll.
Zabërgja në korrik të këtij viti u transferua te Gjilani nga Drenica.
Ai më parë ka luajtur edhe te FC Vushtrria.
Zabërgja ka qenë pjesë edhe grupmoshave të Përfaqësuesja e Kosovës.

/Shqip.com