Batatina i drejtohet MKRS-së: Duket që rruga e vetme e mundshme do të jetë ndërprerja e garave
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina po merret shumë edhe me procesin e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. FFK-ja vazhdon të mos ketë licencë, ndërsa Batatina përmes një postimi ka kërcënuar se do të ndërpresin garat dhe do të “mobilizohen për hapat e radhës ndaj Ministrisë”.
Trajneri llapjan ka shkruar se para dy javësh Komisioni për Licencim ka premtuar se do të kthej vërejtjet për klubet. Pastaj klubet do të bëjnë rregullimet e nevojshme dhe FFK-ja do të licencohet.
Sipas tij, MKRS-së nuk i intereson rinia dhe sporti, por vetëm kalimi i mandatit. Trajneri i Llapit thotë se MKRS-ja nuk ka çka t’u thotë klubeve të futbollit.
Postimi pa ndërhyrje i Tahir Batatinës
A po humb durimi tek klubet e futbollit sepse para dy javëve, Komisioni i Licencimit na premtoj se do t’i rikthej vërejtjet e tyre për klubet, klubet t’i rregullojnë ato dhe të licensohet Federata e Futbollit e të vazhdoj Ligji për Sponsorizim.
Po duket që rruga e vetme e mundshme do të jetë ndërprerja e garave dhe mobilizimi për hapat e radhës ndaj Ministrisë që tash e ka kaluar çdo limit profesional, njerëzor por edhe sportiv.
Nëse kjo Ministri nuk i respekton pronarët e klubeve, donatorët dhe sponzorët që sa do pak po mundohen të kontribojnë për këtë rini por siq po shihet juve nuk është duke iu interesuar rinia dhe as sporti por vetëm ta kaloni mandatin tuaj qeveritar që diçka ndryshe ju keni premtuar rinisë tonë dhe këtij vendi.
A është obligim i përbashkët të dalim nga kjo situatë që e keni krijuar pa asnjë arsyetim?
E di se po hezitoni të takoheni me klube dhe përfaqësues të tyre sepse nuk keni çfarë të na thoni por ne jemi munduar në çdo formë të bëjmë zgjidhje ju nuk po reflektoni dhe opsioni i fundit hiq i dëshirueshëm por i domosdoshëm për situatën që na keni sjell neve si klube dhe komitetit të futbollit na duhet që ta mendojmë daljen në rrugë me protesta masive sepse nuk tolerohet kjo gjendje më pa asnjë bazë ligjore për të cilën jeni duke na maltretuar.
/Shqip.com