Lajme

Bastisje në dy lokacione në Podujevë, arrestohen dy persona 

Ilustrim
Ilustrim

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, ka kryer një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Metehi të komunës së Podujevës.

Përgjatë bastisjes policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj;

​Një revole të tipit EKOL Special, e kalibrit 9 mm.

Ndaj të dyshuarve; I, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe T. Sh, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Kosovës.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

/Shqip.com