Rozë

Bastisja e shtëpisë së Vali Corleone, policia jep detaje

Policia e Kosovës, ka bastisur shtëpinë e Vali Corleones, të enjten.

Lajmin e ka bërë të ditur PK, përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, Vali Corleone përmes rrjetit  social “Tik-Tok”, ka prezantuar në publik para të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me saktësisht nga Sektori për Hetime Financiare, sot më 24.11.2022 në Gjilan kanë zhvilluar operacionin e kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale në lidhje me veprën  penale ,,pastrimi i parave “ të cilën i dyshuari   dyshohet ta ketë konsumuar gjatë periudhës kohore – tetor 2022”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, thuhet se gjatë  kontrollit është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve, pronave si dhe një telefon celular.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se gjatë bastisjes Corleone nuk është hasur  në shtëpi, dhe dyshohet të jetë në Republikën e Maqedonisë Veriore.

/Shqip.com