Lajme

Bastisen zyrat e KEK-ut

Pamje nga bastisja

Hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, raportohet po e zhvillojnë një bastisje në zyrat qendrore të Koorporatës Energjetike të Kosovës.

Cështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.

Teksa pritet të ketë edhe arrestime.

Kontakti me zyrtarët e KEK-ut ka qenë i pamundur. Po ashtu, Policia e Kosovës thotë se janë në pritje të informacioneve.

/Shqip.com