Bashkimi rikthen Arion Ballukun
Publikuar:
(01.08.2022 18:29:44)

Skuadra e basketbollit, Bashkimi, ka konfirmuar transferimin e radhës.
Bëhet fjalë për basketbollistin, Arion Balluku, i cili ka qenë pjesë e klubit edhe në vitin 2018.
“Lajmin e ka konfirmuar vet klubin me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Arion Balluku përsëri Portokall e Zi. Klubi jonë ka arritur marrëveshje me Arion Ballukun i cili ka qenë pjesë e ekipit kampion ne sezonën 2018. Mirë se na vjen, përsëri Arion”, thuhet në njoftim.
Bashkimi konfirmoi edhe vazhdimin e kontratës me Qëndrim Birajn.
Kujtojmë që Bashkimi ndërroi trajner në fund të stinorin dhe nga ky vit ata do të udhëhiqen nga Darko Radulovic./Shqip.com