Rozë

Bashkimi refuzon një tjetër vajzë në takim

Bashkim Sahiti

Këtë të premte në “Përputhen” vajzat kanë pasur mundësi që ta zgjedhin nga një djalë për ta njohur.

Efi ftoi Bashkimin në një takim 4 minutësh, mirëpo ai e refuzoi.

Konkurrenti tha se është në një situatë të vështirë që pas puntatës “Prime” dhe se këtë javë nuk dëshiron të këtë kontakt me asnjërën ndër vajzat.

“Me gjithë respektin që kam për Efin, ndodhem në një situatë shumë të ndërlikuar që pas “Prime” dhe duhet të jem shumë i qartë me veten, me gjërat që kanë ndodhur.

Këtë javë nuk dua të kem asnjë kontakt me asnjë vajzë, dua të jem shumë i qetë dhe të marr një vendim për të gjithë gjërat që kanë ndodhur. Ishalla nuk e merr për keq, por ndodhem në një situatë që nuk jam gjendur asnjëherë në jetë. Me gjithë respektin”, u shpreh Bashkimi.

Ndonëse e refuzoi, Efi e mirëkuptoi vendimin e tij.

Ndryshe të shtunën e kaluar në prime ka ndodhur një përplasje në mes të Alvisës dhe Hysenit, ku ky i fundit e ka akuzuar për tradhti.

Pas kësaj, Alvisa ka kërkuar që ta lërë edhe emisionin, por që nga Bora u kërkua që të mendojë më mirë.

Tashmë në mënyre indirekte Bora ka konfirmuar që Alvisa do të vazhdojë programin./SHQIP.com