Bashkimi në Play-Off, Drita pa asnjë fitore në Superligë
Bashkimi e ka fituar ndeshjen e xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Bashkimi mposhti Dritën, për të siguruar një vend në Play-Off, duke e lënë kështu Dritën pa asnjë fitore këtë edicion.
Që në çerekun e parë mysafirët e filluan dominimin, duke triumfuar 26:14.
Edhe në çerekun e dytë Bashkimi e dominoi plotësisht, pasi i e fitoi me 16-të pikë diferencë 27:11.
Pjesa e dytë ishte vetëm sipërfaqësore, me Bashkimin që i fitoi të dy çerekët, fillimisht 26:17 dhe pastaj 26:6.
Në fund ata triumfuan me rezultat bindës 106:48.
Më i miri efikase në ndeshje ishte Llapashtica i Dritës, me 18-të pikë, i ndjekur nga Iljazi i Bashkimit me 17 sosh.
Bashkimi e siguroi Play-Offin nga vendi i gjashtë, kurse Drita bie nga Superliga, pasi gjendet në vendin e fundit./Shqip.com