Sport Ndërkombëtar

Bashkimi mposht Penzën, për të fituar Superkupën

Bashkimi ka arritur që të mposht Penzën, për të triumfuar në Superkupën e Basktbollit në kategorinë e femrave.

Përballja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” të Pejës u mbyll me rezultat 63:70 për Bashkimin.

Penza ishte më e mirë në çerekun e parë, dhe i përmbylli 10 minutat e parë me dy pikë diferencë 20:18.

Por, Bashkimi u rikthye në periudhën e dytë duke fituar me shifrat 16:21.

Çereku i tretë ishte më i barabarti me Bashkimin që për një pikë ishte më mirë 17:18.

10:13 ishte periudha e fundit që ia dha fitoren Bashkimit në Superkupë.

Më e mira për Penzan ishte Thompson me 21 pikë, kurse te Bashkimi u dallua Muhadri me 20 sosh.

Për të arritur deri në finale skuadra pejane në gjysmëfinale mposhti Trepçën me rezultat të thellë 101:37, ndërsa Bashkimi për të depërtuar në finale e mposhti Prishtinën me rezultat 78:65.

/Shqip.com