Sport Shqiptar

Bashkimi i Prizrenit pëson humbje të thellë në Ligën Ballkanike

Bashkimi i Prizrenit ka mësuar se i duhet shumë punë për paraqitje të denjë në Ligën Ballkanike.

Të enjten mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi pësoi humbje të thellë nga skuadra ukrainase, Budivelnyk, njofton FBK, shkruan Shqip.com.

Ukrainasit u shkëputën herët dhe vazhdimisht kanë mbajtur epërsi shumë të lartë. Në fund rezultat ishte 89:62. Ndeshja ishte thuajse pa rivalitet fare.

Bashkimi më 3 nëntor kishte humbur në shtëpi edhe nga skuadra malazeze, Milenijum Kodio.

Ndërkohë Budivelnyku kishte pësuar nga Peja në “Karagaçi” me rezultatin 81:71. Më 24 nëntor takohen Peja e Bashkimi.

/Shqip.com