Sport Shqiptar

Bashkimi – fitues i derbit lokal

KB Bashkimi

Bashkimi është fitues i derbit lokal ndaj Prizreni 16.

Ani pse pritej të ishte një ndeshje derbi, në parket “arpaxhikët” ishin superiorë dhe triumfuan me rezultat 104:76 .

Basketbollistët më të dalluar te portokallezinjtë ishin Valon Bunjaku me 21 pikë e gjashtë asistime dhe Alban Veseli me 25 pikë e pesë kërcime.

May be an image of 11 people, people playing sport, ball and indoor
Momente nga takimi

Teksa, te skuadra mysafire u dalluara Arti Hajdari me 20 pikë.

Për Bashkimin – kjo ishte fitorja e 11-të sezonale, krahas 16-të humbjeve.

Kjo skuadër gjendet në vendin e gjashtë në tabelë – me 39 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Prizreni 16 gjendet në pozitën e katërt, me 42 pikë.

Lider i Superligës mbetet Ylli – që ka vetëm gjashtë humbje në këtë sezon. /Shqip.com

Tabela e Superligës