Sport Shqiptar

Bashkimi dhe Peja do të rikthehen në Ligën Ballkanike

Pas disa viteve mungesë – dy skuadrat nga Kosova KB Peja dhe KB Bashkimi do të rikthehen në Ligën Ballkanike.

Faqja zyrtare e këtij kompeticioni ka konfirmuar rikthimin e skuadrave kosovare.

Peja ka debutuar në vitin 2013 në BIBL dhe është shfaqur pesë herë në këtë ligë.

Kjo skuadër për herën e fundit u paraqitë në stinorin 2019/20.

Nga ana tjetër skuadra e Bashkimit për herë të fundit ishte pjesëmarrës në Ligën Ballkanike në stinorin 1018/19.

Suksesi më i madh i Bashkimit ishte kur u shpall nën kampion i kësaj gare.

Ekipi kosovar më i suksesshëm në BIBL është Prishtina, e cila arriti të shpallet kampione e kësaj gare./Shqip.com