Rozë

Bashkimi akuzon Brunon se po manipulon

Bashkim Sahiti

Edhe puntata e sotme e “Për’puthen” ka nisur me debate nga konkurrentët në studio.

Gjithçka nisi pas akuzave të Tolës kundrejt djalit që ka dalë në takim, Albit që sipas saj, ai kishte thënë se ajo donte ta puthtë atë.

Pas kësaj filluan edhe reagimet ku Albi i tha se nuk ka thënë një gjë të tillë dhe ku e ka dëgjuar.

“Unë nuk e kam thënë këtë, kur më ki dëgjuar ti mua”, i tha ai Tolës.

Pas kësaj ishte edhe reagimi i Brunos, ku pranoi se kishte folur me Tolën, mirëpo nuk e kishte shtyrë atë të mendonte asgjë.

Kjo gjë bëri që Bashkimi ta quante Brunon një manipulues sepse ai mori një informacion dhe e tha në mënyrën se si deshi ai duke e manipuluar Tolën në këtë situatë.

“Fakti që Bruno flet me Albin dhe i merre fjalët si dëshiron tregon që ai është duke manipuluar. Nuk e di si ki mundur ta besosh. Unë në këtë rast i besojë Albit”, ka deklaruar Bashkimi.

Tolja vazhdoi duke mbrojtur Brunon dhe tha se Albi i kishte thënë ato fjalë me gojën e tij./SHQIP.com