Kulturë

Bashkia e Tiranës rivendos në kohë rekord bustin e Mit’hat Frashërit

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar në kohë rekord bustin e Mit’hat Frashërit, në Parkun e Liqenit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar fotot e bustit që është rivendosur, ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizimin në qytet.

“Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit në Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizimin në qytetin tonë! Një pakicë e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavarësisë apo Mit’hat Frashëri nuk do t’i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe evropiane”, shkruan Veliaj.

/Shqip.com