Kulturë

Bashkia e Lezhës shpërblen Flamur Malokun për studimin rreth Gjergj Fishtës

Organizimi në rastin e 150 vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës.

Bashkia e Lezhës e ka shpërblyer profesorin universitar, Flamur Maloku për veprën më të mirë rreth Gjergj Fishtës.

Pikërisht, organizimi i përkrahur nga Ministria e Kulturës në Shqipëri është zhvilluar në ditën kur u bën 150 vite që nga lindja e poetit kombëtar, At Gjergj Fishta.

Vepra e Malokut është ‘Fishta dhe kultura e leximit”, në të kaluarën ai ka pasur edhe studime të tjera rreth për njërën nga figurat më të shquara shqiptare.

Libri i botuar nga Flamur Maloku.

“Sot, në Lezhë, me rastin e kremtimit të 150-vjetorit të Ditëlindjes së Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, Bashkia e Lezhës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, shpërbleu librin tim ‘Fishta dhe tradita e leximit’, për veprën më të mirë studimore gjatë dy viteve të fundit”, ka shkruar Maloku në Facebook.

Pos për veprat rreth Fishtës, në këtë ngjarje janë ndarë edhe çmime të tjera. /Shqip.com