Rozë

Bashkia e Korçës për Bregoviqin: Nuk e anulojmë koncertin, gjithçka është e mbyllur

Këngëtari serb, Goran Bregovic,

Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova ka thënë  se gjithçka është e mbyllur dhe Goran Bregoviq do të performojë në Festën së Birrës në Korçë.

Ajo tha se nuk do të bëhet anulimi i pjesëmarrjes së tij pasi që sipas saj, refuzojnë të pozicionohen politikisht në këtë debat.

“Ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Bregoviq nga Festa e Birrës sepse refuzojmë të pozicionohemi politikisht në këtë debat. Nuk ka asnjë qasje politike pjesëmarrja e një këngëtari lindur në Sarajevë dhe që në njohurinë tonë para se ta kontaktonim për ta pas pjesë dhe e kemi të saktë nuk ka pasur asnjë lloj pozicionimi as kundër shqiptarëve as kundër kosovarëve”, ka thënë ajo.

Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës ka komentuar edhe këngën “Kallashnikov” që ka shërbyer si frymëzim për paramilitarët serbë për të kryer krime në Kosovë, duke thënë se ajo këngë është kompozuar shumë më herët se koha e luftës.

“Kënga “Kallashnikov” është përdorur mbase nga paramilitarët serbë por është kompozuar dhe është krijuar nga Bregoviq shumë më përpara kohës së luftës, kështu që ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Bregoviq-in nga Festa e Birrës”, tha Terova për Gazetën Express.

Nënkryetarja Terova tha se Bregoviq u ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe gjithçka është e mbyllur.

“Ai na ka konfirmuar pjesëmarrjen, ne kemi angazhuar një agjenci eventesh, janë prerë biletat”, ka shtuar ajo.

E pyetur nëse ka informacione se reperi Capital është kërcënuar, ajo tha se nuk e di saktë por është tërhequr.

“Po, është tërhequr, nuk e di, ne mbyllëm kontratën, pagesa në vlerë prej 9 mijë euro e Capital-it, por rrezikojnë nga sa kuptoj të humbasin koncertet dhe  tregjet e tyre në Kosovë kjo ka qenë arsyeja. Warm-up i Bregoviq do të jetë një bandë e etno-jazz shqiptar, Hot Club Tirana të cilët janë muzikantë të shkëlqyer dhe ata do të bëjnë ëarm-up e Bregoviq”, tha ajo.

Ajo më tej , ka treguar se grupet nga Kosova dhe Maqedonia që do të marrin pjesë.

“Nga Kosova kemi grupin “NA”. Elita 5 nga Tetova kanë shprehur kënaqësinë dhe thanë që vijmë me kënaqësi të madhe për ta parë dhe takuar Bregoviq, por edhe ata kanë të njëjtin problem sepse ne u kërkuam të jenë warm-up sepse qëllimi i Bashkisë së Korçës jashtë politikës është që të japim mesazhin sikundër kryeministri serb ka pritur me nderime Inva Mulën që e ka babain e vet kosovar e ka pritur në selinë e tij dhe ka dhënë koncert në Serbi thamë të japim këtë mesazhin e mirë të bashkëpunimit dhe arti s’ka asnjë lidhje me politikën, por Elita 5 përsëri më thanë aman Benila se humbasim  tregun e punës në Kosovë përshkak të kësaj fryme që është hapur nga grupet nacionaliste”, shtoi ajo.

Terova u shpreh se Bregoviqin kanë tentuar që ta marrin edhe një herë tjetër por që datat kanë qenë të pamundura të realizohen.

“Madje, Bregun(Bregoviqin) e kemi tentuar edhe njëherë tjetër por nuk kanë qenë datat e mundshme. Ai ka qenë në vitin 2006 në Tiranë, që 2006 si datë ka qenë më afër luftës në Kosovë por tani mendoj që pjesa e faktorizimit të mediave sociale ku një status i dikujt ndikon. Mbaj mend që në vitin 2006 ka pasur një reagim, ai ka dhën dy koncerte shumë të sukeseshme si dhe ka marrë edhe çelësin nga Edi Rama që ka qenë në krye të Bashkisë. Tash lexoj që Bregoviq është non-grata në Poloni, Ambasadori polak i akredituar në Shqipëri, bashkë me stafin ka kërkuar bileta për Bregoviq, domethënë nuk mendoj që në shekullin 21 është kjo fryma që duhet të përcjelli”, tha ajo.

E pyetur nëse mendon se mund të ketë incidente, Terova tha se s’mendon se do të ketë incidente dhe se shqiptarët janë trima në llafe dhe Facebook por që në çdo rast do të ketë prezencë policore. “Nuk mendoj që do të ketë ekcese, shqiptarët po të ishin kaq trima, në llafe dhe Facebook janë shumë, po në situatën e zjarreve që po e përfshinë Shqipërinë dhe që po i vënë vetë këta me dorën e tyre, nuk kanë forcën që të shuajnë zjarrin e shtëpisë nuk i bashkohen aty siç po bashkohen shumë artistë dhe individë zjarrfiksëve që po fikin zjarret në tërë Shqipërinë, plus do të ketë prezencë të madhe policore dhe nga sa di sa kam informacione, ky këngëtari, reperi Noizy që ka nxitur një lëvizje është bërë një denoncim sot në policinë në shtetit për të pasur një ndalim të tij se nuk mund të kërcënojë ai ngrihuni dhe t’i biem me shishe të mbushura kujtdo qoftë.  Di që do të kishte një reagim të policisë së shtetit për këcënimin e hapur që ka bërë Noizy, besoj edhe për Tifozët KuqeZi sepse çdo kërcënim përbën vepër penale dhe mendoj që si përfaqësuese e institucionit mendoj se duhet të ndjehemi të turpëruar nëse një gjë e tillë do të ndodh”, ka thënë Terova./SHQIP.com