Sport Ndërkombëtar

Bashkëshortja i kërkoi divorcin dhe gjysmën e pasurisë, por Hakimi u tregua më i mençur  

Achraf Hakimi është gjendur së fundmi në bankën e të akuzuarve si i dyshuar për përdhunimin e një 24-vjeçareje në muajin shkurt të këtij viti. Marokeni që aktivizohet me PSG duhet të provojë pafajësinë e tij në gjykatë. Nga ana tjetër, pas këtyre akuzave, bashkëshortja e anësorit Hiba Abouk kërkoi divorcin.

Në fakt, aktorja pretendoi se e kishte menduar më herët ndarjen nga Hakimi dhe shkaku kryesor nuk ishin akuzat për përdhunim. Gjithsesi, në çështjen e ngritur, Abouk pretendoi të merrte edhe gjysmën e pasurisë së lojtarit. Kujtojmë se Hakimi është një nga lojtarët më të paguar te PSG dhe vetëm në një javë fiton më shumë 215.000 dollarë.

Megjithatë, Abouk nuk do ta kishte menduar kurrë se Hakimi në fakt do të ishte një hap para saj duke qenë se mbrojtësi nuk ka asnjë para të depozituar në bankë si dhe rezulton pa asnjë pronë. Kjo sepse 24-vjeçare të gjitha paratë që fiton si dhe pronat që posedon i kalon në emër të nënës së tij. Në këtë formë, Abouk doli duarbosh nga i gjithë procesi me Hakimin që në fund mbajti paratë edhe pse me të ishte njohur prej vitit 2018, në kohën kur aktivizohej me Borussia Dortmund.

/Shqip.com