Lajme

Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrija: 114 herë u verbova nga shkëlqimi i syve tuaj yje lirie

Agim Ramadani dhe Shukrije Ramadani

“114 rojeve të atdheut në Koshare, 114 shkallëve të lotit u ngjita për rininë tuaj të këputur nga dashuria”, ka shkruar Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Heroit të Kosovës, Agim Ramadani.

Shukrije Ramadani ka shkruar disa pika përkujtimore në 23 vjetorin e Betejës së Koshares.

“114 herë lulet mu venitën në dorë e buzët plagë mu bënë nga puthja e gurit që flet ma shumë se i gjalli që se njohu rininë tuaj , 114 dhimbje më therë shpirtin nga dashuritë e palindura të vashave shterpë në pritjen tuaj, shtojzvalle që brigjeve të atdheut në kërkimin tuaj mbetën”, ka shkruar ajo.

Shukrija ka thënë se 114 herë u verbova nga shkëlqimi i syve tuaj yje lirie që në buzëqeshje foshnjash përtërirë jeni!

“114 herë lotin e fshiva me dorën tuaj e amanet ju lash lulet të mi ruani për nuset në pritje! 114 herë ju luta ofshamat mos t’u rëndojnë e harresa mos t’u lëndojë se ju roje lirie mbeteni e neve të gjallëve falnani që nuk e dijmë ç’bëjmë me ëndërrta tuaja të ngjëruan tregjeve të pista të botës”, ka shkruar ajo ndër të tjera./Shqip.com