Rozë

Bashkëshorti i Rita Orës tregon si është të kesh në krah një partnere kosovare

Rita Ora dhe Taika Waititi janë një nga çiftet më të përfolur në Hollywood.

Ata shpesh kanë folur rreth dashurisë së tyre dhe martesës.

Së fundmi, Taika ka zbuluar sesi është që të ketë në krah një partnere kosovare.

“Kam një kosovare në krah. Dhe ju nuk duhet të ngatërroheni me këta njerëz. Unë kam një gangstere të vogël, gjë që është vërtet interesante për mua. Sinqerisht, për mua, është të kem mikun tim më të mirë të jetës, e cila më ka mbështetur gjithmonë dhe si dikush për të cilin më intereson, të mos bëj asgjë tjetër përveçse thjesht të shoqërohem me atë person”, tha regjisori i njohur.

Ndërsa, Rita dhe se ndihet e sigurt krah bashkëshortit të saj, e që kjo është më e rëndësishmja për të.

“Ndihesh e sigurt, kjo është ajo që më pëlqen. Dhe kjo është fjala ime e preferuar. Unë mendoj se në jetë thjesht dëshiron të ndihesh rehat dhe dëshiron të ndihesh e sigurt me atë që po bën, dhe ke dikë që të lartëson dhe të bën versionin më të mirë të vetes. Kjo është gjithçka që mund të kërkoni. Ndihesh e qetë, e sigurt dhe mirë”, tha Rita nga ana tjetër.

/Shqip.com