Rozë Ndërkombëtar

Bashkëshorti i Almeda Abazit shpërthen në lot gjatë intervistës, i kujtohen gabimet që ka bërë ndaj të atit

Tolgahan Sayisman

Tolgahan Sayisman, aktori turk i cili luajti rolin kryesor në filmin Mirrorless Haluk , ishte i ftuari i kësaj jave me Cansu Canan Özgen.

Duke iu përgjigjur pyetjeve me gjithë sinqeritet, aktorja ka përjetuar momente emocionuese kur ka dëgjuar emrin e të atit.

Aktori turk tha se tashmë kur është bërë prindë ai ka kuptuar gabimet që ka bërë me babain e tij.

Sipas tij gabimet e tilla kuptohet kur hyn vetë në rolin e babait.

“Fjala baba më sjell në mendje gabimet që kam bërë ndaj tim ati, prandaj u preka, nuk është vetëm babai arsyeja e emocioneve por edhe gjëra të tjera, kur të bëheni prindër do i kuptoni disa gjëra. Ndodhi diçka që nuk e prisja, kemi përjetuar diçka kohët e fundit prandaj u preka, kur them emrin e Efehan më kujtohet babi, kur them emrin e atij më kujtohen gabimet që kam bërë.”, tha Tolga.

Tolga dhe Almenda janë prindër të një vajë dhe një djali./SHQIP.com