Lajme

Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Iranit, Hoxhaj: Hap i rrezikshëm për sigurinë në Ballkan

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Serbia dhe Irani, sipas tij, po thellojnë bashkëpunimin politik dhe ushtarak.

Hoxhaj, përmes një cicerime në Twitter, e konsideron të rrezikshëm bashkëpunimin mes dy shteteve.

“Serbia dhe Irani po thellojnë bashkëpunimin politik dhe ushtarak! Ky është një hap i rrezikshëm për sigurinë në Ballkan. Irani ka qenë përgjegjës për disa akte të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti i tyre në rajon në dekadën e fundit”.

“Lëvizje e shkëlqyer nga kandidati kryesor i BE-së për zgjerim. Bashkimi në Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe e Sigurisë, askund!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kjo deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës vjen pasi Serbia ka pranuar një bashkëpunim ushtarak nga Irani ditëve të fundit.

Në anën tjetër, Serbia ka refuzuar të vendos sanksione ndaj Iranit, përkundër shteteve të tjera evropiane.

Nënshkrimi i memorandum bashkëpunimit mes Iranit dhe Serbisë, 2021

Theksojmë se në prill të 2021-të, dy vendet kishin nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i cili parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta, respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme./Shqip.com