Lajme

Bashkëjetoi me vajzën nën 16-vjeç, policia ndalon Ferizajasin

Policia e Kosovës/Ilustrim

Një burrë dhe një vajzë e mitur janë shoqëruar në stacion policor gjatë së shtunës në Ferizaj, njofton Shqip.com.

Të njëjtit janë ndaluar nga policia për shkak të bashkëjetesës jashtëmartesore derisa njëri nga ta është nën moshën 16-vjeç.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin 24-orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në orën 02:30, në rrugën “Remzi Hoxha” të kësaj komune.

“Janë shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se është duke bashkëjetuar me të fejuarën e tij viktimën femër kosovare (e mitur)”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Shqip.com