Rozë

Bashkë me Elsa Lilën, kush është boksieri shqiptar i arrestuar për drogë në Itali?

Elsa Lila

Boksieri i njohur shqiptar, Petrit Bardhi është në mesin e 13 të arrestuarve si pjesë e një grupi që dyshohet për trafik droge në Itali.

Bardhi, i njohur si “Titi”, është arrestuar bashkë me këngëtaren e shqiptare, Elsa Lila.

Boksieri shqiptar i arrestuar në Romë nuk është një emër i panjohur për policinë italiane.

Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

Ndryshe, një operacion antidrogë i policisë italiane në jug të Romës, ka vënë në pranga 13 persona.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila.

Mediat italiane shkruajnë se që në orët e para të mëngjesit agjentët e policisë italiane me ndihmën e kolegëve të Skuadrës Mobile Viterbo po ekzekutojnë urdhrin për zbatimin e masës së paraburgimit, të kërkuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Romës, e lëshuar nga Gjykata e Romës, ndaj 13 personave të cilësuar si të dyshuar, për trafikimin e lëndëve narkotike.