Bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë mund të vaksinohen ndaj COVID-19
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se thashmë janë krijuar kushtet që vaksinimi masiv të vazhdojë me dinamikë më të shtuar, duke shtuar se mund të vaksinohen edhe bashkëatdhetarët të cilët po qëndrojnë në Kosovë, njofton Shqip.com.
Ai thotë se po tentojnë që vjeshta “të na zë me shumicë të popullatës të vaksinuar kundër COVID-19”.
“Procesi i vaksinimit ka fituar një dinamikë të re gjatë kësaj jave kur kemi një rritje të interesimit për të vaksinuar. Në veçanti ajo që na jep kuroja është që të rinjtë po vaksinohen shumë dhe në bazë të shënimeve po shohim që një numër i madh i studentëve janë vaksinuar”, tha ai.
Ai tha se nga Klinika Infektive sinjalizojnë se të shtrirët në spital janë kryesisht qytetarët që janë infektuar me Coronavirus si pasojë e mosvaksinimit ose ata që ende nuk e kanë kaluar virusin.
Zëdhënësi i MSH-së në një deklaratë për “Rtv Dukagjini” tha se tashmë ekziston mundësia për zgjedhje dhe kombinim të vaksinave.
“Janë krijuar të gjitha kushtet që vaksinimi masiv të rrjedh me dinamikë të shtuar dhe ne ta mbërrijmë vjeshtën me një shumicë të popullatës të vaksinuar kundër COVID-19”, tha ai.
Zëdhënësi i MSH ka folur edhe për kartonin e vaksinimit.
“Katroni i vaksinimit të cilën e jep MSh është mjaft i avancuar edhe e ka QR kodin dhe ky do të njihet edhe ndërkombëtarisht. Dhe do të jetë një dokument që do të mundësojë qytetarëve që ka kompletuar procesin e vaksinimit që çdo kalim në shtet tjetër përmes skanimit që bëhet t’i kenë autoritetet kontrolluese të gjitha të dhënat dhe të verifikojë statusin e të vaksinuarve, të qytetarit nga Kosova”. /Shqip.com