Lajme

Basha thumbon opozitën për Projektligjin për Byronë: Uroj të gëzoheni edhe ju

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i cili është edhe pjesë e Komisionit për Legjislacion ka njoftuar se është miratuar Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe ia kanë dërguar Kuvendit për miratim në lexim të dytë.

Dimal Basha, deputet nga radhët e Vetëvendosjes, ka shfrytëzuar rastin të thumboj opozitën, duke thënë se uron që ky lajm do t’i gëzojë edhe ata që ishin skeptik.

“Jam shumë i kënaqur që kam qenë pjesë e grupit punues ku kemi adresuar të gjitha rekomandimet e të Venecias, dhe aprovimi i tyre na jep gëzon që edhe ky ligj po bëhet në harmoni të plotë me standardet më të larta evropiane. Kjo uroj ti gëzon edhe opozitën dhe të gjithë skeptikët tjerë që dyshonin në adresimin e komenteve të Komisionit të Venecias!

Një falenderim i veçantë shkon për kontributin e shoqërisë civile, ambasadave dhe përfaqësuesëve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Uroj që në janar Kuvendi ta miratoj këtë projektligj dhe ta jetësojmë Agjencinë e shumëpritur që synon konfiskimin e aseteve që ju takojnë qytetarëve!”, ka thënë deputeti Basha.

/Shqip.com