Lajme

Basha: Përjashtoj çdo bashkëpunim me Metën. Rithemelimi dëmtoi PD, i dhuroi Ramës fitoren

Kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi poshtë çdo mundësi për bashkëpunim me PL dhe Rithemelimin. Sipas tij, lëvizja e Rithemelimit është një lëvizje që hedh rreh ujë në hava dhe i ka sjellë dëme demokratëve.

Jeni të gatshëm për bashkëpunim me parti të tjera?

Basha: Sot jemi në bashkëpunim për gjëra si do të votohet dhe për qëndrimin ndaj drejtësisë. Këtu ndarja është ndaj kastës së vjetër që duan ta mbysin drejtësinë dhe pjesës tjetër që duan të triumfojë drejtësia. Hapi i parë është kjo tryezë dialogu. Disa prej të pranishmëve synojnë që të marrin formën e një koalicioni politik, ku çdo aktor do shohë vendin e vet dhe kuadrin e PD si parti e qendrës së djathtë.

Përse akuza në distancë me Metën dhe Kryemadhin. Lidhen me deklaratat për 21 janarin?

Basha: Atë që kam thënë e di çdokush. Nuk humbas kohë me akuza. Sa kohë mendojnë të kthejnë bataretë e gënjeshtrave ndaj PD-së do iu kthehen. Ka qenë një koalicion politik i diktuar nga rrethanat e 2017. Nuk ka qenë asnjëherë marrëdhënie e çliruar nga mosbesimi. Ishte një marrëdhënie me shumë dëme për PD, demokratët. Përjashtoj çdo bashkëpunim të ardhshëm me LSI në zgjedhjet e ardhshme.

Po lëvizjet e Rithemelimit?

Basha: Obsesioni që bashkëpunimi do ndodh prej 40, 60 apo 100 individësh është i gabuar. Hesapi bëhet me votuesin shqiptar. Raporti ynë është me demokratët, me ata që duan ndryshim. Kjo përcakton çdo raport. Të tjerat janë përpëlitje. Rrahin ujin në hava. Kjo lëvizje dëmtoi PD, i dhuroi Edi Ramës një fitore të papërtypshme. Synoi të zëvendësoi PD si forcë opozitare me LSI-në.

Basha: Më sulmojnë se jam kërcënim ekzistencial dhe final
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i ftuar sot në Report Tv. Ai tha se sulmohet pasi e shohin si kërcënim ekzistencial dhe final.

Merren sepse e dimë se nuk jemi në tavën e tyre dhe përbëjmë një kërcënim ekzistencial dhe final, dhe ndërtimin e një politike ku në qendër janë njerëzit. Kjo i tremb këta dhe adaptojnë politikën e baltës dhe shpifjeve. Ata riqarkullojnë sulmet e njëri tjetrit. Janë bashkë për interesat e tyre kundër interesave shqiptare. Politika e gladiatorit e pseudogladiatorit, që kur vjen puna i ngul thikën protestuesit është politikë me dy fytyra”, tha Basha.

/Shqip.com