Lajme

Basha pajtohet me Berishën? PD: S’dalim kundër SHBA! Vendimi është marrë në Kuvendin e 18 dhjetorit!

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar në media se Lulzim Basha po negocion në prapaskenë me Sali Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij, për bashkimin e opozitës.

Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e shtypit e selisë blu, PD mohon të jetë në kontakte me grupimin e Rithemelimit që përfaqësohet nga Sali Berisha.

PD thekson se vendimi lidhur me Berishën është marrë në Kuvendin e 18 dhjetorit 2021 ku është votuar rezoluta që e përjashton atë nga PD për shkak të non gratës amerikane.

Gjithashtu, PD shprehet se mbështet punën e drejtësisë në luftën ndaj korrupsionit.

Reagimi

PD dhe asnjë funksionar i saj nuk ka asnjë negociatë as sekrete as publike me Sali Berishën apo vartësit e tij. Ata që bënë negociata për karrige po spinojnë një gënjeshtër të trashë. PD e ka të përcaktuar rrugën e saj publikisht në Kuvendin e dhjetorit 2021. Dera e PD është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend. Për ne mbështetja për drejtësinë, aleanca me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, janë të panegociueshme.

/Shqip.com